Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBERZH mbështet projektin për klimën dhe zhvillimin e bujqësisë

BERZH mbështet projektin për klimën dhe zhvillimin e bujqësisë

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi në mbledhjen e së martës, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë”. Marrëveshja e huasë me BERZH, në vlerën 64.6 milionë euro ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë; promovimin e bujqësisë inteligjente klimatike dhe rritja e përputhshmërisë me standardet e sigurisë e të cilësisë së ushqimit dhe forcimin e kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albert Mësonjësi, tha se, “projekti është në koherencë me vizionin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian (SKZHIE) 2022–2030 dhe në përputhje me Strategjinë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021 – 2027, në përmbushje të 3 objektivave: Promovimi i prodhimit dhe cilësisë së qëndrueshme të ushqimit; Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe veprimet klimatike për të zbutur ndikimin negativ, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe Forcimi i strukturës socioekonomike të zonave rurale, përmes promovimit lokal, përmirësimit të punësimit dhe biznesit në fermë. Konkretisht shpjegoi Mësonjësi, projekti do të mbështesë katër shtylla kryesore: 1-Promovimin e bujqësisë inteligjene klimatike dhe aksesi në tregje nëpërmjet: investimeve për zhvillimin e zinxhirëve të shkurtër të vlerës; zhvillimin e grupeve tipike të produkteve ushqimore apo zinxhirëve të vlerës në zona të caktuara; zhvillimin e një platforme informative për bujqësinë inovative klimatike për të mbledhur të gjithë informacionin përkatës. 2-Fuqizimin e skemave të ujitjes dhe të kullimit në zonat me bujqësi intensive dhe kultivim të kultivarëve me vlerë të lartë, konkretisht:Investimi në skemën ujitëse të Mursisë dhe Divjakës;Skemat alternative për ujitjen në Bashkinë Lushnjë; Modernizimi i sistemeve të kullimit. 3. Rritja e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit.Mbështetje për laboratorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe pikave të inspektimit kufitar; Përmirësimi i kapaciteteve inspektuese dhe mbështetjes diagnostike në fushën e sigurisë ushqimore; Zhvillimi i kapacitetit të ruajtjes përmes ndërtimit të objekteve të magazinimit dhe blerjen e pajisjeve. 4. Forcimi i kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nëpërmjet rritje ngritjes së një sistemi inteligjence biznesi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ