Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBERZH: Ekonomia shqiptare do të rritet 3.3%, faktor kryesor turizmi

BERZH: Ekonomia shqiptare do të rritet 3.3%, faktor kryesor turizmi

BERZH në raportin e tij të përvitshëm të tranzicionit që u prezantua sot në Tiranë, thekson se “ekonomia shqiptare është ndër më rezistentet në rajon dhe se do të vijojë rritjen ekonomike edhe vitin e ardhshëm në nivelin 3.3%”. Sipas BERZH faktor kryesor për këtë është turizmi. Raporti ndër të tjera vlerëson punën që qeveria ka bërë në kuadrin rregullator për burimet e rinovueshme ku BERZH është një kontribuues kryesor. “Pyetja më e rëndësishme që ne shtrojmë në këtë raport është si rritja ekonomike mund të përafrojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me ato të BE. Ne kemi bërë disa llogaritje të reja dhe ajo çfarë shohim është se në skenarin optimist ekonomia e Shqipërisë mund t’i afrohet atyre të Europës në dy dekada, nëse rritja mesatare është 3-4%. Kjo është relativisht një kohë e gjatë, prandaj duhet që rritja ekonomike të jetë më e lartë, në nivelet 5-6%. Për këtë ne mendojmë se tre janë mënyrat: qeverisje më e mirë, ekonomi më e integruar dhe e hapur, si dhe tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër”, tha Peter Tabak, ekonomist i lartë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ