OSHEE do të rifinancojë kreditë me kufi overdraft që ka aktualisht me bankat e nivelit të dytë, të cilat janë marrë në vitin 2021 dhe kanë një vlerë totale prej 81,5 milionë euro.

Ajo theksoi se, pas negociatave me bankat dhe pas dakordësisë me Ministrinë e Financave, u arrit që kushtet e rifinancimit të përmirësoheshin, duke mundësuar marrëveshjen me BERZH-in.

Bejleri bëri të ditur se, pas diskutimeve mes institucioneve, u arrit në përfundimin se kushtet e ofruara nga BERZH-i ishin më të favorshme se ato nga bankat vendase.

BERZH-i do të ndajë me rreth 50% të fondeve të kredisë afatgjatë me bankat tregtare vendase, që kanë kontratat e kredisë overdraft me shoqëritë e grupit, si dhe angazhimin për të financuar pjesën e mbetur të kredisë, për të siguruar një balancë financiare më të qëndrueshme në tregun vendas.

Ky financim i miratuar për OSHEE-në në vlerën 45,75 milionë euro përbën një detyrim të drejtpërdrejtë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndaj BERZH-it.