Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut. Ajo u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë. Qytetarët serb kanë pritur kryeministren me pankarta në duar. “Serbët e Kosovës gjithmonë prapa shtetit të Serbisë dhe kryeministres së tyre”, ishte një nga pankartat që serbët mbanin në duar. Gjatë qëndrimit njëditor, Ana Bërnabiç do të vizitojë komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat për sigurinë. “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftimin nga policia. Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar që kryeministrja serbe të mos bëjë deklarata përçarëse që kanë qëllim tensionimin dhe destabilizimin e situatës në veri. Kjo është vizita e parë e Bërnabiç në Kosovë pas zgjedhjes si kryeministre e Serbisë, në vitin 2017.https://lajme.rtsh.al/artikull/bernabic-mberrin-ne-veri-te-kosoves-pritet-me-pankarta-nga-serbet
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on