Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBerlusconi shpallet i pafajshëm për “Bunga Bunga”

Berlusconi shpallet i pafajshëm për “Bunga Bunga”

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi u lirua sot nga akuzat për korrupsion dhe ryshfet në lidhje me festat e tij të ashtuquajtura “Bunga Bunga” me vajza të reja. Në përfundim të seancës së tretë të gjyqit të quajtur “Ruby Ter”, një gjykatë në Milano ka shpallur të pafajshëm, 86-vjeçarin, Berlusconi dhe 28 të pandehur të tjerë kryesisht gra, për akuzat e ngritura kundër tyre. Sipas prokurorisë, Berlusconi i kishte paguar gratë për të dhënë dëshmi të rreme në dy gjyqet e para, kur ai u akuzua për shpërdorim detyre dhe nxitje të prostitucionit të të miturve. Berlusconi u shpall i pafajshëm në mungesë të provave. Berlusconi u urua nga partnerët e tij të koalicionit të krahut të djathtë të udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni. “Ky është një lajm i shkëlqyer”, tha Meloni pas shpalljes së pafajësisë. Në vitin 2017, qeveria e atëhershme e qendrës së majtë kishte nisur çështjen ligjore. Deri në pranverën e vitit 2022, avokati i zyrës së kryeministrit të atëhershëm Mario Draghi kërkoi një dëmshpërblim me vlerë 10.5 milionë euro (11.2 milionë dollarë) nga Berlusconi, sepse ai i kishte shkaktuar Italisë një “diskreditim mbarëbotëror” përmes sjelljes së tij. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ