Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi nuk do të ketë një post në qeverinë e re për shkak të një aksidenti të rëndë që ka pësuar. “Ju e keni parë që unë nuk kam marrë një rol institucional në këtë qeveri, edhe nëse e kam merituar”, u tha ai anëtarëve të partisë së tij “Forza Italia” sot, në Milano. “Pata një aksident teksa u rrëzova dhe mjekët e quajtën nje mrekulli që jam ende gjallë”, tha ai. Ai vazhdoi të bënte fushatë përpara zgjedhjeve edhe pas aksidentit, pavarësisht dhimbjes që kishte. “Por, pavarësisht nëse jam ulur apo në këmbë, unë vazhdoj të mendoj në mënyrë racionale,” tha Berlusconi. Berlusconi u kthye në Senat, pasi partia e tij konservatore “Forza Italia” u bë pjesë e koalicionit të ri qeverisës të Italisë që nga zgjedhjet e shtatorit.https://ata.gov.al/2022/12/17/itali-berlusconi-nuk-do-te-kem-nje-post-ne-qeveri-per-shkak-te-aksidentit-te-rende/
Berlusconi: Nuk do të kem një post në qeveri
RELATED ARTICLES