Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është shtruar në spitalin ”San Raffaele” dhe ndodhet në terapi intensive për probleme kardiovaskulare. Ai mbërriti atje me probleme respiratore. Situata e ish-kryeministrit aktualisht është e qëndrueshme. ”Silvio Berlusconi është në një gjendje stacionare, por nën vëzhgim”, thanë burimet parlamentare të Forza Italia-s. ”Silvio Berlusconi është shtruar në spital sepse nuk i ishte zgjidhur problemi i mëparshëm që kishte”, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. atsh