Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBERLIN:Rrisim me disa miliarda ndihmën ushtarake për Ukrainën

BERLIN:Rrisim me disa miliarda ndihmën ushtarake për Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius planifikon të rrisë ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën këtë vit. Ministria e Pistorius njoftoi një shtesë prej 3.8 miliardë euro (4.13 miliardë dollarë) për mbështetje ushtarake për Ukrainën, Sipas raportit, ministria ka ndarë 7.1 miliardë euro për ndihmën ushtarake për Ukrainën këtë vit. Megjithatë, shuma është ndarë pothuajse plotësisht, me vetëm 300 milionë euro për t’u shpenzuar për blerjen e municioneve dhe armëve të reja, shkruan gazeta, duke cituar burime qeveritare. Shpenzimet që tejkalojnë buxhetin do të duhet t’i paraqiten Parlamentit për autorizim deri në fund të qershorit, duke përfshirë dispozitat për financimin përkatës. Gjermania po përdor zërin e saj të buxhetit të ndihmës ushtarake për të paguar mallrat e luftës që Ukraina i blen drejtpërdrejt nga industria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments