Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBERLIN: Universitetet të marrin masa për mbrojtjen nga antisemitizmi

BERLIN: Universitetet të marrin masa për mbrojtjen nga antisemitizmi

Pas sulmit ndaj një studenti hebre në Berlin, ministrja gjermane e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger u bëri thirrje universiteteve të ndërmarrin veprime ndaj çdo lloji agresioni. ”Antisemitizmi duhet të ketë pasoja të qarta. Menaxhmenti i universitetit duhet të përdorë të gjitha opsionet ligjore të disponueshme për parandalimin e këtyre fenomeneve”, theksoi ajo. Gjatë fundjavës, Lahav Shapira, 30 vjeç, student në Universitetin e Lirë të Berlinit, u shtrua në spital me kocka të thyera. Një 23-vjeçar pro palestinez nga e njëjta shkollë thuhet se e ka goditur me grushte dhe shkelma. Policia kishte thënë se të dy fillimisht kishin debatuar përpara se 23-vjeçari të sulmohej papritur. Autori i dyshuar fillimisht është arratisur, por më pas është identifikuar. ‘’Ndërsa universitetet janë vende lirie, ato nuk janë hapësira pa ligj’’, tha Stark-Watzinger për RND. Ajo tha se ”kjo dhunë e mahnit atë dhe tregon se ku çon urrejtja ndaj Izraelit dhe hebrenjve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments