Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBERLIN – Qeveria 7 500 euro për çdo refugjat

BERLIN – Qeveria 7 500 euro për çdo refugjat

Pas diskutimeve të gjata në Berlin, qeveria federale e Gjermanisë dhe shtetet kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e barrës financiare të krizës së refugjatëve. Kancelari Olaf Scholz deklaroi në një konferencë shtypi se qeveria federale do të paguajë 7.500 euro në vit për çdo refugjat të akomoduar nga shtetet federale, duke filluar nga janari 2024. “Qëllimi ynë i përbashkët mbetet reduktimi i migrimit të parregullt. Ne kemi rënë dakord gjithashtu për një sërë masash konkrete për këtë”, u tha gazetarëve kancelari Scholz. “Uniteti ynë dhe veprimi i përbashkët është thelbësor sepse vetëm kështu ne mund të arrijmë synimet tona në të gjitha nivelet së bashku”, shtoi ai. Pas takimit u lëshua një deklaratë e përbashkët ku theksohet se duke reduktuar migracionin e parregullt, burimet mund të ridrejtohen për të akomoduar azilkërkuesit që me të vërtetë kanë nevojë për mbrojtje në Gjermani. Qeveria e kancelarit Scholz dhe shtetet federale prej kohësh ishin në mosmarrëveshje për kostot e refugjatëve, ndërsa autoritetet lokale ankoheshin se po përballeshin me një krizë në ofrimin e strehimit për azilkërkuesit e sapoardhur. Rreth 230 mijë emigrantë aplikuan për azil në Gjermani midis janarit dhe tetorit të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 70 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht, rreth 1 milion refugjatë ukrainas jetojnë në vend. Sipas shifrave zyrtare, që nga janari, më shumë se 70 mijë sirianë dhe rreth 40 mijë afganë kanë aplikuar për azil.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments