Ka qenë klubi italian që ka njoftuar zgjatjen e marrëdhënies kontraktuale të mesfushorit të lindur në vitin 2003 Medon Berisha deri më 30 qershor 2028. Klubi italian beson tek aftësitë e 20-vjeçarit, prandaj ka vendosur ta shpërblejë duke i rinovuar kontratën.

“Leçe njofton se ka zgjatur kontratën me futbollistin Medon Berisha deri më 30 qershor 2028”, shkruhet në njoftimin e klubit puliez.

Pasi spikati në akademinë e klubit, Berisha ka dy sezone që është pjesë e skuadrës së parë të Leçes. Mesfushori ka luajtur në 3 ndeshje këtë sezon në kampionatin italian.

Ai ishte një nga lojtarët që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2024, duke u bërë futbollisti më i ri kuqezi që luan në finalet e një kampionati evropian.