Berati përmes “një mbi një dritareve”

0
5

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, është tërheqës në sytë e turistëve të huaj, por edhe pushuesve vendas në çdo periudhë të vitit.

Qyteti ofron një përvojë autentike për këdo që e viziton, që nga bukuritë historike, kalanë, lagjet muzeale, deri te kulinaria tradicionale.

Në Berat nuk flitet më për sezon turistik, por për një sezon gjithëvjetor të turizmit.

Vizitat në monumentet historike, kalanë e Beratit, ekspozita artizanale dhe ngjarjet folklorike plotësojnë ofertën e qytetit të mbrojtur nga UNESCO.

Lagjet muzeale si “Goricë” dhe “Mangalem”, kalaja e Beratit, muzeu “Onufri” dhe ai Etnografik, janë vetëm një pjesë e ofertës turistike që pushuesit gjejnë në këtë qytet.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture me ndikim sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.