Wednesday, October 23, 2024
HomeMJEDISBerati, për sportet e aventurës

Berati, për sportet e aventurës

Berati, qyteti mijëravjeçar, pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s, ka se ç’t’i ofrojë turistëve. Përtej shijimit të pjesës muzeale, Berati është shndërruar edhe në një pikëtakim fantastik të përvojave të sporteve të aventurës. Berati ofron shumë për miqtë e tij, si për ata që duan të kalojnë pushime aktive ashtu edhe për ata që zgjedhin qetësinë e muzeumeve, kishave e xhamive mesjetare. Qyteti që në lashtësi mbante emrin Antipatrea mendohet se u themelua në vitin 314 para Krishtit. Bazuar në mbetjet qeramike të gërmimeve arkeologjike, supozohet se banohej nga popullsia ilire që i përkiste fisit të Dasaretëve. Antipatrea u ndërtua në një vend të rëndësishëm strategjik, në majë të një kodre që dominon grykën e lumit Osum. Gjatë gërmimeve të kryera në zonën e Kalasë së Beratit, u zbuluan disa pjesë të murit antik të qytetit të ndërtuar në shekullin e IV para Krishtit, si dhe u identifikua edhe porta e qytetit të asaj periudhe. Këto mund të shihen ende në disa vende, të ndërtuara në murin mesjetar të qytetit dhe në portën e qytetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments