Berat, të orientuar drejt sportit të aventurës dhe degustimit

0
1

Qyteti i një mbi një dritareve me bukurinë e tij arkitekturore por edhe me monumentet e shumta kulturore ka shënuar një ‘bum’ të turistëve vendas e të huaj gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Në 3-mujorin e parë të vitit, siç Silvi Merdani, Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve raportoi për ATSH-në, Berati kishte 50 mijë vizitorë. Ndërsa në 6 muaj, janar-qershor, në qytetin e Beratit ka pasur një fluks të shtuar turistësh, krahasuar me vitet e tjera. “Në periudhën janar-qershor qytetin e Beratit e kanë vizituar mbi 400 mijë vizitorë vendas e të huaj, shifër që pritet të dyfishohet deri në fund të këtij viti”, tha sot Merdani për ATSH-në. Merdani tregon se përveç vizitave në kalanë historike dhe lagjet muzeale Mangalem e Goricë, turistët këtë vit janë orientuar edhe ndaj sportit të aventurës dhe degustimit në kantina.