“Beni ecën vetë”, në kinemanë verore të DPA-së

0
3

Filmi mban firmën e regjisores Xhanfise Keko dhe është prodhim i vitit 1975. “Beni ecën vetë” ekranizohet falë bashkëpunimit të vazhdueshëm mes DPA-së dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF).

Duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të kinematografisë vendase gjatë regjimit komunist, ky sezon i Kinemasë Verore të DPA-së, do t’i dedikohet posaçërisht komedisë shqiptare.

DPA ftoi të gjithë adhuruesit e kinematografisë shqiptare të rezervojnë falas biletën e tyre, në faqen https://teater.arkiva.gov.al/ Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë.

Nga batutat legjendare te situatat plot humor të hollë, filmat që do të shfaqen në këtë kinema janë pjesë e një trashëgimie kinematografike që mbart jo vetëm të qeshura, por edhe reflektime të kohës ku janë krijuar.

Kinemaja Verore e DPA-së është një hapësirë e gjallë kulturore, me 140 ulëse nën qiellin e hapur, që ofron një mënyrë të veçantë për të përjetuar filmin si bashkëbisedim mes brezave.