Në këtë hyrje të javës, meteorologu Hakil Osmani sjell detajet e motit për gjithë territorin shqiptar. Java ka nisur me diell dhe pritet të vijojë me rritje të ndjeshme të temperaturave. Reshje? Shumë të pakta dhe të lokalizuara në zonat malore dhe në ditët e mesjavës. 🔹 Temperaturat do të arrijnë deri në 29°C në bregdet dhe në zonat e ulëta 🔹 Në fundjavë pritet mot i qëndrueshëm dhe kushte ideale për plazh 🔹 Era do të jetë e lehtë, me përjashtim të ndonjë fuqizimi të përkohshëm në mesjavë 🔹 1 Qershori përkon me ditën e diel – zyrtarisht fundi i pranverës dhe nisja e verës 🌞