Beckenbauer, një nga lojtarët më të papërsëritshëm në historinë e futbollit

0
1

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit , Armando Duka tha sot se “bota e futbollit, Gjermania dhe tifozët humbën sot një prej simboleve të kësaj loje të mrekullueshme”. Duka tha se “shkëlqimi i futbollit gjerman dhe ylli botëror Franz Beckenbauer u nda nga jeta duke lënë pas një trashëgimi të madhe. Ai u shndërrua në legjendë. Fitoi titujt kampion i Europës dhe i Botës si futbollist, ndërkohë që fitoi Botërorin edhe si trajner në vitin 1990”. “Në nivel klubesh fitoi gjithçka me Bajernin e Mynihut si edhe dy “Topa të Artë”, diçka e rrallë për një mbrojtës”, tha Duka. Duka u shpreh se ”Beckenbauer mbetet në kujtesë si një nga lojtarët më elegantë dhe më të papërsëritshëm në historinë e futbollit. Figurë emblematike, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Europën, që gëzonte një popullaritet të jashtëzakonshëm, i pagëzuar me nofkën “Der Kaiser””.