Sipas Becit, punimet për rritjen e efiçencës energjetike dhe përmirësimin estetik të pallateve përgjatë rrugës “Hafiz Sabri Bushati” po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Beci pohoi se “përmes sistemit kapot, fasadat e godinave po transformohen, duke sjellë jo vetëm një pamje tjetër për këto godina, por edhe kursim energjie për banorët”.

Kryebashkiaku i Shkodrës tha se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ndërsa puna ka nisur prej një viti e gjysmë në pallatet e pozicionuara në rrugët kryesore të qytetit, nga të cilat kanë përfunduar 80 pallate dhe 20 të tjera janë në proces.