Beci: Nis puna për riasfaltimin e plotë të bulevardit “Skënderbeu”

0
3

Në qytetin e Shkodrës ka nisur puna për riasfaltimin e plotë të bulevardit “Skënderbeu”.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në një postim në rrjetet sociale, pamje nga punimet që po kryhen për riasfaltimin e këtij bulevardi.

“Pas përfundimit të punimeve për kolektorin në qendër të qytetit kemi nisur sot punën për riasfaltimin e plotë të bulevardit “Skënderbeu”. Do të përfshihet i gjithë segmenti nga kryqëzimi i ish-degës deri në sheshin “Demokracia”, duke i dhënë bulevardit një pamje krejtësisht të re”, theksoi Beci.

Bashkia e Shkodrës po kryen një sërë investimesh infrastruktutore në rrugët e qytetit për të përmirësuar jetën e banorëve.