Beci ndau në rrjete sociale pamje të projektit të ri, me ambiente dhe kushte dinjitoze tregtimi për qytetarët.
“Ky investim synon të sigurojë kushte dinjitoze për tregtarët dhe produkte të sigurta me cilësi të lartë për qytetarët, duke rikthyer vëmendjen tek një hapësirë që ka shërbyer brez pas brezi komunitetit shkodran”, u shpreh Beci.
Transformimi i Markatës së Mishit është pjesë e projektit më të gjerë të rikonceptimit të zonës tregtare, pas përfundimit të rikonstruksionit të Tregut të Fruta-Perimeve, duke i dhënë kësaj zone një pamje të re dhe funksionale.
Punimet pritet të fillojnë brenda këtij viti, falë bashkëpunimit mes bashkisë Shkodër, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave.





