Bebet e lindura disa javë më herët rrisin rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD), doli nga një studim i universitetit ”Rutgers”, i publikuar në ”Journal of Pediatrics”. Studimi analizoi të dhënat për rreth 1 400 fëmijë të lindur në SHBA midis viteve 1998 dhe 2000 lidhur me shkallën që përfshin simptomat e hiperaktivitetit, ADHD-së, sjelljes kundërshtuese dhe problemeve konjitive ose mosvëmendjes. Analiza zbuloi se fëmijët e lindur në javën 37-38 kishin rezultate dukshëm më të larta në shkallët e vlerësimit të mësuesve për hiperaktivitetin, ADHD dhe problemet konjitive ose mungesën e vëmendjes sesa fëmijët në javën 39-41. Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se çdo javë shtesë e moshës korrespondonte me një reduktim 5-6% të rezultateve të hiperaktivitetit, ADHD-së dhe dëmtimit njohës. Lindja në javën 37-38 u shoqërua me 23% rezultate më të larta të hiperaktivitetit dhe 17% rezultate më të larta ADHD krahasuar me lindjen në javën 39-41. “Gjetjet i shtohen provave ekzistuese që rekomandojnë shtyrjen e lindjeve me zgjedhje deri në të paktën 39 javë të shtatzënisë dhe sugjerojnë se ekzaminimet e rregullta për simptomat e ADHD-së janë të rëndësishme për foshnjat e lindura midis 37 dhe 38 javësh”, tha Nancy E. Reichman, një nga autoret e studimit.https://ata.gov.al/2022/08/21/bebet-e-lindura-para-kohe-me-te-rrezikuara-nga-crregullimet-e-vemendjes/
Bebet e lindura para kohe më të rrezikuara nga çrregullimet e vëmendjes
RELATED ARTICLES