“Beautiful Albania” Parku i Drilonit

0
3

Parku i Drilonit, një nga mrekullitë natyrore të vendit tonë, ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit. Parku i Drilonit, që shtrihet në zonën e Tushemishtit, Pogradec është një atraksion i rëndësishëm turisitkë për juglindjen e vendit. Ndërkohë që vetë zona Drilon-Tushemisht është një hapësirë gjeografike ku ndërthuren me shumë hijeshi disa nga perlat e natyrës shqiptare si: burimet e Drilonit, liqeni i Ohrit, shtëpitë karakteristike të zonës, rrugë të ngushta kalimi dhe peizazhe piktoreske, të cilat krijojnë një oaz të mrekullueshëm me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit në zonë.