Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë, deklaroi presidenca suedeze e BE-së në Twitter. ”Raundi i 11-të i masave ndëshkuese të BE-së përfshin sanksione ndaj më shumë individëve dhe organizatave për mbështetjen e tyre për luftën e Rusisë, por gjithashtu synon të kundërshtojë anashkalimin e sanksioneve të vendosura tashmë”, shtuan ata. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se e mirëpret paketën e re të sanksioneve. “Do t’i japë një goditje tjetër makinës së luftës së Putinit me kufizime më të ashpra të eksportit, duke synuar subjektet që mbështesin Kremlinin,” theksoi ajo nëTwitter. “Mjeti ynë kundër shmangies së taksave do të parandalojë Rusinë që të ketë në dorë mallrat e sanksionuara,” shtoi ajo. atsh
BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
RELATED ARTICLES