Udhëheqësit e BE-së e paralajmëruan Kinën se do të ndërmarrin veprime të reja për të luftuar praktikat e padrejta tregtare, gjatë një takimi me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin – në një samit të nivelit të lartë që synonte përmirësimin e marrëdhënieve të tendosura.
“Bashkimi Evropian është i përgatitur të angazhohet në dialog konstruktiv për të zgjidhur konfliktet aktuale”, tha blloku pas një takimi midis presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentit kines Xi Jinping, në Pekin.
“Megjithatë, për sa kohë që kjo nuk ndodh, BE do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj legjitime”, thanë udhëheqësit.
“Që tregtia të mbetet reciprokisht e dobishme, ajo duhet të bëhet më e ekuilibruar”, kërkoi von der Leyen gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve.
“Evropa mirëpret konkurrencën. Ne e pëlqejmë konkurrencën, por konkurrenca duhet të jetë e drejtë”, tha Von der Leyen.
“Kina dhe BE-ja duhet të veprojnë me largpamësi mes paqëndrueshmërisë globale dhe të bëjnë zgjedhje strategjike, duke forcuar bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellë”, tha Xi.
Samiti përkon me 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike BE-Kinë.
Temat kryesore përfshijnë qëndrimin e Kinës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe tensionet tregtare në rritje.
“Ky samit është një mundësi për të avancuar dhe ribalancuar marrëdhëniet tona”, postoi Von der Leyen në platformën X pasi mbërriti në Pekin.
Pavarësisht se janë partnerët e dytë më të mëdhenj tregtarë të njëri-tjetrit, lidhjet midis dy palëve janë bërë gjithnjë e më të tensionuara.
Brukseli është i alarmuar nga një deficit tregtar rekord prej mbi 300 miliardë eurosh (353 miliardë dollarë) i regjistruar vitin e kaluar, dhe kufizimet e eksportit të Kinës për metalet e rralla të përdorura në motorët elektrikë dhe sensorët