Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE transferon fitimet nga asetet e ngrira ruse në Ukrainë

BE transferon fitimet nga asetet e ngrira ruse në Ukrainë

Komisioni Evropian propozoi sot hapat e parë drejt përdorimit të të ardhurave nga asetet shtetërore të ngrira ruse për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Asetet u ngrinë vitin e kaluar pasi Bashkimi Evropian filloi të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska. Të gjitha transaksionet në lidhje me menaxhimin e rezervave dhe aktiveve të bankës qendrore ruse janë të ndaluara. Sipas komisionit, asetet ruse me vlerë më shumë se 200 miliardë euro (216 miliardë dollarë) janë të palëvizshme në BE, shumica e të cilave mbahen në Belgjikë dhe trajtohen nga kompania e kleringut “Euroclear”. “Asetet mund të jenë të ngrira, por ato po gjenerojnë të ardhura në BE. Me kalimin e kohës, këto aktive kanë gjeneruar gjithnjë e më shumë likuiditet. Disa obligacione kanë gjeneruar të ardhura në terma të dividentëve, disa letra me vlerë janë maturuar dhe kështu principali është kthyer në para”, tha një zyrtar i BE-së. “Sipas propozimit, “Euroclear” do të menaxhojë dhe regjistrojë këto të ardhura në një sistem kontabël të dedikuar dhe do të ndalohet t’i shpërndajë ato tek aksionerët ose palët e tjera të treta”, tha zyrtari. Shtetet e BE-së duhet të shqyrtojnë dhe miratojnë propozimin përpara se komisioni të propozojë hapa të mëtejshëm drejt përdorimit të fitimeve nga asetet e ngrira të shtetit ruse për Ukrainën. Nevojat financiare të Ukrainës janë të mëdha. Propozimi bazohet në një vendim të liderëve të BE-së në tetor për të përdorur çdo të ardhur të jashtëzakonshme të mbajtur nga subjektet private që rrjedhin drejtpërdrejt nga asetet e pamobilizuara të Rusisë për të mirën e Ukrainës. “Euroclear” vlerësoi të ardhurat e lidhura me sanksionet e BE-së në rreth 3 miliardë euro në nëntë muajt e parë të 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments