Rreth 30 000 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Ukrainës pritet të stërviten këtë vit, si pjesë e misionit të ndihmës ushtarake të Bashkimit Evropian, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Telegram. “Në vitin 2023, si pjesë e misionit të ndihmës ushtarake të BE-së në Ukrainë, është planifikuar të trajnohen 30 000 ushtarakë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, përfshirë ushtarë të Forcave Transatlantike”, thuhet në deklaratë. “Pjesëmarrësit e takimit “Ramstein 13″ diskutuan planet e Komandës Evropiane të SHBA-së, si dhe të vendeve individuale evropiane, për të trajnuar ushtarët ukrainas për përdorimin e avionëve, tankeve dhe platformave të tjera, si dhe për të siguruar efektivitetin e armëve të transferuara”, sipas deklaratës. atsh