Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Rusisë të lirojë të gjithë të burgosurit politikë pas vdekjes së figurës së opozitës ruse, Alexei Navalny. Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të botuar sot, pas një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, BE tha se vdekja e Navalny është një tjetër shenjë tronditëse e represionit të përshpejtuar dhe sistematik në Rusi. Ai gjithashtu kërkoi lirimin e të burgosurve politikë.
“Bashkimi Evropian i bën thirrje sërish Rusisë të lirojë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të burgosurit e tjerë politikë, përfshirë Yuri Dmitriev, Vladimir Kara-Murza, Ilya Yashin, Alexei Gorinov, Lilia Chanysheva, Ksenia Fadeeva, Alexandra Skochilenko dhe Ivan Safronov”, thuhet në deklaratë. “Bashkimi Evropian është i indinjuar nga vdekja e politikanit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Rusia duhet të lejojë nisjen e një hetimi ndërkombëtar të pavarur dhe transparent për rrethanat e vdekjes së tij të papritur”, sipas deklaratës së BE-së.