Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE BE: Telegram dhe X platformat më dezinformuese

 BE: Telegram dhe X platformat më dezinformuese

Platformat më të njohura të përfshira në sulmet që lidhen me manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj, thënë ndryshe FIMI, ishin Telegrami dhe X, sipas një raporti të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) mbi kërcënimet e FIMI-t, i cili identifikon dhe analizon 750 incidente që kanë ndodhur midis dhjetorit 2022 dhe nëntorit 2023. ”Por, ky aktivitet u vu re pothuajse në të gjitha platformat e tjera të mëdha, të reja dhe të veçanta”, shtoi EEAS-a. Raporti shpjegon se si metoda e përdorur është ajo e koordinimit multiplatformë, me fjalë të tjera, autorët e FIMI-t shpërndajnë dhe amplifikojnë përmbajtjen përmes një sërë kanalesh. Pra, kanalet e identifikuara, rreth 4 000, kanë qenë aktive 9 800 herë në 750 rastet e analizuara. Platformat më të përdorura ishin Telegram (496 herë), ndërsa në video Reddit dhe të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments