Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) po shqyrton mundësinë e përdorimit të një vaksine të re kundër Covid-19 të prodhuar nga kompania koreano-jugore “SK Bioscience”. “Kërkesa për autorizim marketingu për vaksinën e njohur si “SKYCovione” është dorëzuar tashmë”, njoftoi sot regullatori në Amsterdam, duke shtuar se kompania ka paraqitur të dhëna për efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës. Pas një rekomandimi pozitiv nga EMA, hapi tjetër është miratimi i Komisionit Evropian për përdorimin e vaksinës në bllok, e cila konsiderohet një formalitet. Vaksina “SKYCovione” përmban grimca të vogla të proteinës SARS-CoV-2. Pas vaksinimit, trupi duhet t’i njohë këto proteina si trupa të huaj dhe të prodhojë antitrupa dhe qeliza T. Është e paqartë se në çfarë mase të mbron kjo vaksinë nga varianti Omicron i koronavirusit. Aktualisht, gjashtë vaksina kundër koronavirusit janë të licensuara në BE.http://ata.gov.al/2022/08/18/covid-19-be-shqyrton-perdorimin-e-vaksines-sk-bioscience/
BE shqyrton përdorimin e vaksinës “SK Bioscience”
RELATED ARTICLES