Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE: Serbia duhet të ndryshojë praktikën e vizave

BE: Serbia duhet të ndryshojë praktikën e vizave

Serbia i kishte premtuar bllokut se do të harmonizonte politikën e saj të vizave me atë të BE-së, deklaroi dje komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson gjatë një konference për shtyp, pas takimit të ministrave të Brendshëm te BE-së, në Luksemburg. Ministrat e Brendshëm të BE-së zhvilluan një takim pasi “Frontex”, agjencia kufitare e BE-së, raportoi se 228 240 persona ishin përpjekur të hynin ilegalisht në BE gjatë nëntë muajve të parë të 2022, (70% më shumë) krahasuar me të njëjten periudhë të 2021, dhe shifra më e lartë që nga viti 2016. “Frontex” regjistroi 33 380 kalime të paligjshme kufitare në shtator, 19 160 prej tyre përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Serbinë, ku shumica e refugjatëve ishin nga Siria, Afganistani dhe Turqia. “Serbia duhet të ndryshojë praktikën e saj të vizave tani”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser në fillim të takimit. Johansson raportoi gjithashtu se Austria kishte përjetuar një rritje të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga azilkërkuesit indianë, ndërsa Belgjika kishte raportuar një rritje të aplikantëve nga Burundi.https://ata.gov.al/2022/10/15/luksemburg-be-serbia-duhet-te-ndryshoje-praktiken-e-vizave/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments