Thursday, April 10, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBE: Rreth 31 000 kompani në bllok në pronësi të rusëve

BE: Rreth 31 000 kompani në bllok në pronësi të rusëve

Pothuajse 31 000 kompani në vendet e BE-së janë në pronësi të shtetasve rusë, sipas një raporti të fundit të Komisionit Evropian (KE). “Këto kompani janë kryesisht aktive në sektorët e pasurive të paluajtshme, ndërtimit, hotelerisë, financave dhe energjisë”, thuhet në raport. Raporti vlerëson rreziqet e përgjithshme të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në BE, dhe pasojat e pushtimit rus të Ukrainës. Sipas raportit, të paktën 1 400 nga 31 000 kompani janë në pronësi të 33 individëve, të cilët kohët e fundit janë shënjestruar nga sanksionet e BE-së, të cilat kanë ngrirë asetet e tyre, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Gjithashtu, në raport theksohet se disa oligarkë mund të fshehin pronësinë ose kontrollin e tyre ndaj kompanive nëpërmjet kompanive ndërmjetëse të regjistruara në vendet jashtë BE-së ose aksionarëve të emëruar vendas. Zbatimi i duhur i ngrirjes së aseteve do të kërkonte zbatimin efektiv të rregullave të transparencës së pronësisë përfituese, thuhet në raport. Për më tepër, komisioni mbron shkëmbimin e informacionit, zbulimin dhe monitorimin e duhur të pasurive të fshehura nga autoritetet tatimore.https://ata.gov.al/2022/10/28/bruksel-be-rreth-31-000-kompani-ne-bllok-ne-pronesi-te-ruseve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ