Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEBE rregullore të re për platformat e akomodimit “Airbnb” dhe “Booking.com”

BE rregullore të re për platformat e akomodimit “Airbnb” dhe “Booking.com”

Platformat e akomodimit në internet si “Airbnb” dhe “Booking.com” do të duhet të ndajnë më shumë të dhëna me autoritetet në vendet anëtare të BE-së ku operojnë, njoftuan sot Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian. “Propozimi për një rregullore synon të rrisë transparencën në fushën e qiradhënies afatshkurtër të akomodimit dhe të ndihmojë autoritetet publike të rregullojnë këtë pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të sektorit të turizmit”, tha Këshilli Evropian pas arritjes së marrëveshjes dje në mbrëmje. Parlamenti dhe shtetet anëtare nuk kanë rënë ende dakord zyrtarisht për masën, e cila synon të lejojë qytetet të veprojnë në mënyrë më efektive kundër ofertave të paligjshme, por kjo shihet si një formalitet. Pronarët janë në gjendje të fitojnë më shumë nga qiratë afatshkurtra për turistët sesa nga qiramarrësit e përhershëm, por kjo çon në mungesa në tregun e qirave për banorët. Destinacionet e njohura të BE-së, si Amsterdami, Berlini dhe Dublini tashmë vendosin kufizime për sa kohë mund të lejohet akomodimi për turistët, dhe të dhënat e reja synojnë të lehtësojnë zbatimin e këtyre rregullave. Rregullat do të hyjnë në fuqi brenda dy viteve. Platformave do t’u kërkohet të ndajnë të dhënat e tyre çdo muaj. “Qytetet po luftojnë me një shpërthim të qirave të paligjshme për pushime. Kjo e vë nën presion jetueshmërinë dhe përballueshmërinë e qyteteve anembanë Evropës”, tha raportuesi Kim Van Sparrentak në Parlamentin Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments