Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABE propozon një ligj që rregullon inteligjencën artificiale

BE propozon një ligj që rregullon inteligjencën artificiale

Ligjvënësit e BE-së propozuan një ligj të ri që rregullon sistemet e inteligjencës artificiale, transmeton Anadolu. Institucionet e BE-së njoftuan në një deklaratë se Komiteti i Tregut të Brendshëm dhe Komiteti i Lirive Civile miratuan draftin për qëndrimin e Parlamentit Evropian për negociatat mbi rregullat e inteligjencës artificiale. Në deklaratë thuhet se nëse miratohet, ligji do të jetë i pari në botë që rregullon sistemet e inteligjencës artificiale dhe do të sigurojë që përdorimi i saj “të mbikëqyret nga njerëzit” në një mënyrë të sigurt, transparente dhe jodiskriminuese. Drafti kërkon që modelet e themelimit, të tilla si ChatGPT, të respektojnë rregullat shtesë të transparencës dhe të drejtës së autorit, si dhe të tregojnë se përmbajtja është krijuar nga inteligjenca artificiale. Propozim-ligji “ndalon rreptësisht” sistemet që të përdorin teknika manipuluese, vlerësime sociale ose shfrytëzimin e dobësive të njerëzve. Ai gjithashtu ndalon shumicën e formave të mbikëqyrjes biometrike, duke dhënë vetëm përjashtime për autoritetet e zbatimit të ligjit dhe prokurorisë në raste të caktuara. Në të njëjtën kohë, edhe agjencitë ligjore do të ndalohen të përdorin njohjen e emocioneve dhe sistemet e parashikimit të policisë që ushtrojnë profilizimin bazuar në të kaluarën kriminale ose vendndodhjen. Pas miratimit në seancën plenare të Parlamentit Evropian, propozim-ligji do të shërbejë si udhëheqës për përfaqësuesit e Parlamentit Evropian gjatë bisedimeve me vendet anëtare të BE-së dhe Komisionin Evropian. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments