Komisioni Evropian dëshiron që shtetet anëtare të BE-së të mbrojnë më mirë infrastrukturën e cenueshme si tubacionet dhe kabllot e komunikimit, sipas një propozimit. “Në një situatë ku kërcënimi ndaj infrastrukturës kritike është shumë i lartë, Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përgatitjet”, tha në një konferencë për shtyp, komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson. Në sfondin e tensioneve të larta midis BE-së dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, incidentet e dyshuara të sabotimit kanë nxjerrë në pah rreziqet me të cilat përballet blloku. Shpërthimet e pashpjegueshme në fund të shtatorit shkaktuan rrjedhjen e gazit në gazsjellësit “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” në Detin Baltik, dy rrjedhje në ujërat suedeze dhe dy në ujërat daneze. Në tetor, kabllot thelbësore për komunikimet e trenave u dëmtuan qëllimisht në Gjermani, duke paralizuar trafikun hekurudhor në veri të vendit për orë të tëra. Tani, komisioni kërkon të forcojë rolin e tij në përgjigjet ndaj sabotazheve ose sulmeve të mundshme, përmes koordinimit si dhe hartimit të një plani politikash. Përveç kësaj, krahu ekzekutiv i BE-së kërkon që shtetet anëtare të BE-së të kryejnë teste stresi në sektorët e energjisë, transportit dhe komunikimit për të identifikuar dobësitë. Theksi duhet të jetë në shërbimet ndërkufitare. Komisioni gjithashtu dëshiron të përmirësojë sistemet e paralajmërimit të hershëm në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të bllokut, një platformë për të koordinuar dhe ndarë burimet e emergjencës.http://ata.gov.al/2022/10/18/bruksel-be-propozon-mbrojtjen-ndaj-rreziqeve-te-infrastruktures-kritike/
BE propozon mbrojtjen ndaj rreziqeve të infrastrukturës kritike
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on