Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi në Bruksel një takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian, Janusz Wojciechowski, ku u vlerësua ecuria pozitive e zbatimit të programit IPARD II në vendin tonë dhe ecuria me përgatitjet për IPARD III. Zbatimi i politikave të integrimit evropian dhe programeve të zhvillimit bujqësor e rural ka sjellë një tjetër hov zhvillimi në bujqësinë shqiptare për arritjen e standardeve evropiane në mbështetje të fermerëve, agropërpunimit, përmirësimin e konkurrencës, ndërsa vijon mbështetja e investimeve në zonat rurale për diversifikimin e ekonomisë rurale, duke çuar në zgjerimin e punësimit dhe përfshirjes sociale. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është bërë gati me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të gjithë procesin e hapjes së programit IPARD III, në Shqipëri, proces i cili do të vlerësohet edhe nga Komisioni Evropian. “Jemi të angazhuar maksimalisht për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian në mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë në të gjithë nënsektorët e saj”, u shpreh ministrja Krifca. Ministrja Krifca tha se, “në takimin me homologët nga Serbia dhe Mali i Zi, u diskutua gjerësisht në këtë takim mbi zhvillimet në sektorin e bujqësisë, orientimin e BE për mbajtjen e tregjeve hapur e pa barriera, ndikimin e luftës në Ukrainë mbi zinxhirin e furnizimit ushqimor, inflacionin dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në përballimin me sukses të këtyre sfidave të përbashkëta”. “Ndërkohë, zbatimi me sukses i programit IPARD II në vendin tonë, i ka hapur rrugë miratimit nga KE të programit IPARD III në Shqipëri, ku për herë të parë do të futen masa të reja mbështetëse që trajtojnë diversifikimin e fermave, bimët mjekësore, turizmin rural”, u shpreh Krifca. Prej dy vjetësh Shqipëria po implementon programin IPARD II të financuar me 94 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian. Ndërkohë pritet këtë vit të hapet programi IPARD III me një fond prej 146 milionë euro.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on