Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE ofron 14 milionë euro për migrantët në Itali

BE ofron 14 milionë euro për migrantët në Itali

Komisioni Evropian njoftoi sot se do të sigurojë 14 milionë euro (15,7 milionë dollarë) për të përmirësuar kushtet e pritjes për migrantët që mbërrijnë në ishullin italian të Lampedusës. “Rritja e numrit të migrantëve që vijnë nga deti që nga fillimi i vitit, ka çuar në mbipopullim të shpeshtë në ishull”, sipas njoftimit për shtyp të komisionit. Mbështetja financiare do të jetë në dispozicion të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të punojë me autoritetet italiane dhe agjencinë e azilit të Bashkimit Evropian. “Përparësi do t’u jepet migrantëve vulnerabël, veçanërisht të miturve të pashoqëruar, grave shtatzëna, beqareve me fëmijë të vegjël dhe personave me aftësi të kufizuara”, thuhet në deklaratë. Fondi do të përdoret për strehim të përkohshëm, veshje, ushqim dhe ndihmë mjekësore parësore, si dhe për transferime të sigurta nga Lampedusa në objektet e tjera të pritjes,në Itali. “Mbi 72 300 migrantë kanë mbërritur këtë vit në Itali me anije, krahasuar me rreth 30 900 një vit më parë”, sipas Ministrisë së Brendshme në Romë. Numri i lartë i mbërritjeve përbën një sfidë të madhe logjistike për Lampedusën. “Në fund të qershorit, mbi 3 250 migrantë qëndruan në qendrën e pritjes së ishullit, e cila është projektuar për të strehuar vetëm 400 persona”, raportoi ANSA. Lampedusa është një ishull në jug të Italisë. Shumë migrantë përpiqen vazhdimisht të arrijnë në ishujt e Lampedusës, Maltës, Siçilisë nga Afrika veriore nëpërmjet Detit Mesdhe. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments