Komisioni Evropian akuzoi gjigantin e mediave sociale TikTok për shkelje të ligjit të Bashkimit Evropian duke mos ofruar informacion të mjaftueshëm në lidhje me reklamat.
”Një hetim paraprak ka arritur në përfundimin se TikTok në shkelje të rregullave të BE-së, nuk publikon një arkiv reklamash”, tha Komisioni.
”Një mjet i tillë është i nevojshëm për të zbuluar reklamat mashtruese, fushatat e kërcënimeve hibride, si dhe operacionet e koordinuara të informacionit dhe reklamat e rreme, duke përfshirë edhe në kontekstin zgjedhor”, sipas BE-së.
“TikTok nuk ofron informacionin e nevojshëm në lidhje me përmbajtjen e reklamave, kujt i drejtohen ato dhe kush i ka paguar reklamat”, thuhet në një njoftim për shtyp.
”Kompania e mediave sociale u informua për gjetjet paraprake dhe përballet me një gjobë deri në 6% të xhiros së saj vjetore në mbarë botën”, tha Komisioni.