Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord sot për më shumë se 1 miliardë euro ndihmë për fatkeqësitë – në pesë vendet anëtare të goditura nga përmbytjet e mëdha në 2023.
Paratë nga Fondi i Solidaritetit të BE-së do të shkojnë në Itali, Slloveni, Greqi, Francë dhe Austri.
Pjesa më e madhe, përkatësisht me gati 450 milionë euro dhe 430 milionë euro, parashikohet për Italinë dhe Slloveninë – ku reshjet jashtëzakonisht intensive shkaktuan dëme të mëdha vitin e kaluar.
Njoftimi vjen disa ditë pasi përmbytjet shkaktuan shkatërrim të gjerë në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore ditët e fundit, nga Rumania në Poloni.
Për t’u ardhur në ndihmë vendeve të prekura – Komisioni Evropian premtoi 10 miliardë euro.