Ambasadorët e BE sapo kanë arritur një marrëveshje në parim për paketën e 13-të të sanksioneve, në kontekstin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga Bashkimi Evropian duke saktësuar se ”paketa është një nga më të mirat e miratuara nga BE”. Paketa e sanksioneve do t’i nënshtrohet një procedure me shkrim dhe do të miratohet zyrtarisht më 24 shkurt. “Mirëpres miratimin e paketës sonë të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. Ne duhet të vazhdojmë të reduktojmë makinerinë e luftës së Putinit. Me këto masa kufizuese, ne rrisim presionin mbi Kremlinin.
Gjithashtu po reduktojmë më tej aksesin e Rusisë te dronët”, shkroi Ursula von der Leyen në X. ”Kemi një marrëveshje për paketën e 13-të! Po shtojmë gati 200 persona dhe subjekte në paketën tonë duke e çuar listën e BE-së në mbi 2000”, tha shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell. ”Me këtë paketë, ne po ndërmarrim veprime të mëtejshme kundër subjekteve të përfshira në sektorët e mbrojtjes dhe ato ushtarake”, shtoi ai.