Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE miraton paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë

Grupi i tetë i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë u miratua nga Këshilli i Bashkimit Evropian “si përgjigje” ndaj aneksimit të paligjshëm nga Vladimir Putin të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson të Ukrainës . “Paketa përfshin një sërë masash të ashpra që synojnë rritjen e presionit mbi qeverinë dhe ekonominë ruse, duke dobësuar aftësitë ushtarake të Rusisë dhe duke e bërë Kremlinin të paguajë për përshkallëzimin e tij të fundit”, tha KE në një deklaratë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se kjo paketë sanksionesh është dëshmi për të ndalur luftën e Putin. “Kjo paketë e re sanksionesh kundër Rusisë është dëshmi e vendosmërisë sonë për të ndaluar makinën e luftës të Putinit dhe për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të tij të fundit me ‘referendume’ të rreme dhe aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas. Ne e godasim më tej ekonominë e luftës së Rusisë, kufizojmë aftësitë e saj të importit/eksportit dhe jemi në rrugën e shpejtë për të çliruar veten nga varësia ruse nga energjia. Ne po synojmë gjithashtu ata që janë përgjegjës për aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës. BE do të qëndrojë në krah të Ukrainës për aq kohë sa të duhet”, tha ai.https://lajme.rtsh.al/artikull/be-miraton-paketen-e-tete-te-sanksioneve-kunder-rusise-borrell-be-ne-krah-te-ukraines

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments