Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE BE miraton njëzëri mandatin e dytë të kreut të FMN, Kristalina Georgieva

 BE miraton njëzëri mandatin e dytë të kreut të FMN, Kristalina Georgieva

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian miratuan njëzëri mandatin e dytë të kryetares së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva. Miratimi unanim i BE-së është një shenjë e qartë e besimit që BE ka tek Georgieva, por gjithashtu i rëndësisë së pozicionit në FMN”, u tha gazetarëve ministri belg i financave Vincent Van Peteghem. Ekonomistja 70-vjeçare bullgare ka udhëhequr organizatën me bazë në Uashington që nga viti 2019. FMN u themelua së bashku me Bankën Botërore në fund të Luftës së Dytë Botërore. Detyra e saj është të sigurojë që luhatjet e monedhës të mos çojnë në paqëndrueshmëri politike. Georgieva deklaroi se ”do të ishte e gatshme të shërbente një mandat të dytë nëse zgjidhej”. Mandati i saj aktual pesë-vjeçar skadon më 30 shtator.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments