Wednesday, April 2, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE BE miraton ndihmën me vlerë 10,4 miliardë euro për “Air France-KLM”

 BE miraton ndihmën me vlerë 10,4 miliardë euro për “Air France-KLM”

Komisioni Evropian njoftoi sot miratimin e masave mbështetëse holandeze dhe franceze me vlerë 10,4 miliardë euro për “Air France-KLM”. Komisioni fillimisht kishte miratuar ndihmën në maj dhe korrik të vitit 2020 – sipas Kornizës së Përkohshme të ndihmës shtetërore të Covid-19. Por ajo u anulua nga Gjykata e Përgjithshme në dhjetor 2023 dhe shkurt 2024, duke argumentuar se Komisioni kishte gabuar kur kishte vendosur “Air France-KLM” si përfituesit e vetëm të masave përkatësisht të ndihmës shtetërore franceze dhe holandeze. “Në këtë vendim, Komisioni ka rivlerësuar masat me Grupin “Air France-KLM: si përfitues të masave franceze dhe holandeze dhe ka arritur në përfundimin se ato do të ishin gjithashtu në përputhje me Kornizën e Përkohshme të Covid-19 ose drejtpërdrejt me Traktatin”, tha Komisioni. “Air France-KLM” përshëndeti vendimin e ri, por vuri në dukje se vendimi nuk kishte ndikim në ankesat e paraqitura nga Komisioni Evropian, “Air France”, KLM dhe “Air France-KLM” kundër vendimeve të Gjykatës së Përgjithshme të BE-së. “Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian duhet ende të vendosë për këto ankesa,” tha kompania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ