Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE miraton kufirin e çmimit për naftën ruse

BE miraton kufirin e çmimit për naftën ruse

Vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje në lidhje me kufirin e sipërm të çmimit të naftës ruse, teksa njoftimi u dha Presidenca çeke e BE-së, pas takimit të mbajtur në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER II) . Kufiri do të mbahej në 5% më i ulët se norma e tregut, nivel që do të rishikohet çdo dy muaj. Një kufi çmimi u parashtrua nga grupi i kombeve G7 në shtator dhe synon të ndalojë Moskën të përfitojë nga eksportet e naftës duke shmangur një rritje të çmimeve. Ishte raportuar se BE-ja dëshironte të vendoste kufirin në 65-70 dollarë, por kjo u refuzua nga Polonia, Lituania dhe Estonia si shumë e lartë. Futja e një kufiri në çmimet e naftës ruse do të thotë se vendet që nënshkruajnë politikën do të lejohen të blejnë vetëm naftë dhe produkte të naftës të transportuara përmes detit që shiten me ose nën kufirin e çmimit. Ministrat e financave të G7 thanë në shtator se plani i tyre për të kufizuar çmimin e naftës së papërpunuar ruse do të reduktonte të ardhurat nga nafta të Moskës dhe aftësinë e saj për të “financuar luftën kundër Ukrainës”. Rusia e denoncoi vendimin, duke thënë se nuk do të furnizojë ato vende që zbatojnë një kufi çmimi.https://lajme.rtsh.al/artikull/lufta-ne-ukraine-be-miraton-kufirin-e-cmimit-per-naften-ruse

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments