Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABE miraton 20 miliardë euro shtesë

BE miraton 20 miliardë euro shtesë

Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për financimin e investimeve për të reduktuar varësinë e Bashkimit Evropian nga importet e energjisë ruse. “Marrëveshja hedh themelet për një rishikim rrënjësor të sektorit energjetik të BE-së”, tha në një deklaratë ministri çek për Financat, Zbyněk Stanjura. Grantet me vlerë 20 miliardë euro (21 miliardë dollarë) do t’i shtohen fondit të BE-së për rimëkëmbjen nga Covid-19. Në maj, Komisioni Evropian njoftoi planet për të mbledhur kredi dhe grante deri në 300 miliardë euro, për të rritur investimet në energjinë e rinovueshme, si një përgjigje afatgjatë ndaj rritjes së çmimeve të energjisë në BE, pasi Rusia pushtoi Ukrainën. “Një pjesë e madhe e fondit, deri në 225 miliardë euro, do të jenë para të padeklaruara nga fondi i BE-së për rimëkëmbjen nga Covid-19”, sipas propozimit të komisionit. Ndër temat e mosmarrëveshjes ishte burimi i granteve prej 20 miliardë eurosh. Negociatorët ranë dakord të financonin 60% të granteve kryesisht me fondin e inovacionit të bllokut. Pjesa e mbetur do të sigurohet nga shitja e licensave të emetimit të karbonit për industritë nën Sistemin e Tregtimit të Emetimeve të BE-së (ETS), më shpejt se sa ishte planifikuar. I krijuar në vitin 2005, ETS bën që sektorët e industrisë me ndotje të lartë të blejnë lejet për emetimet që prodhojnë. Fondet do të përdoren kryesisht për projektet e efiçiencës së energjisë dhe energjisë së rinovueshme.https://ata.gov.al/2022/12/14/bruksel-be-miraton-20-miliarde-euro-shtese-per-te-reduktuar-varesine-nga-importet-e-energjise-ruse/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments