Parlamenti Evropian miratoi sot ndryshimet në rregullore që lejojnë vendet e Bashkimit Evropian të vrasin më lehtë ujqërit.

Propozimi u mbështet nga 371 ligjvënës të BE-së, ndërsa 162 prej tyre votuan kundër dhe 37 abstenuan.

Vendet e BE-së duhet të japin ende miratimin e tyre përpara se statusi i mbrojtjes së ujkut të ndryshohet nga “i mbrojtur në mënyrë strikte” në “i mbrojtur”.

Deri më tani, ujqërit kanë qenë shumë të mbrojtur në Evropë.

Megjithatë, në disa rajone, njerëzit kanë vënë në dyshim nëse statusi quo mund të justifikohet ende – pasi numri i ujqërve vazhdon të rritet.

“Edhe pse një specie e zhdukur në pjesë të mëdha të Evropës deri në vitet 1960, aktualisht gjenden rreth 19,000 ujqër në BE”, sipas ambientalistëve.