Një numër kompanish të mëdha evropiane po kërkojnë më shumë qartësi nga BE-ja mbi mbrojtjen e klimës dhe zbatim më të shpejtë të objektivave ekonomike.

Në një letër të hapur në fund të majit, rreth 150 kompani kërkuan uljen e emetimeve të gazrave serrë në Bashkimin Evropian me të paktën 90 për qind deri në vitin 2040.

Nënshkruesit argumentuan se një objektiv i fortë klimatik dhe dekarbonizimi i ekonomisë do të përmirësonin qëndrueshmërinë, sigurinë energjetike dhe konkurrueshmërinë.

Nënshkruesit janë anëtarë të Grupeve të Liderëve të Korporatave, të mbledhura nga Instituti për Lidership të Qëndrueshëm i Universitetit të Kembrixhit.

Letra iu drejtua Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Parlamentit Evropiandhe krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Midis nënshkruesve janë korporata të mëdha, duke përfshirë SAP, Grupin Otto dhe Allianz.

Deri më sot, BE ka vendosur një objektiv për uljen e emetimeve të CO2me 55 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990 dhe arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050. Një objektiv i përkohshëm detyrues për vitin 2040 ende nuk ekziston.