Raporti i fundit nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Informacionit (ENISA) thotë se ransomware, një lloj malware që në mënyrë efektive merr peng kompjuterët e viktimave ose të dhënat e ruajtura, po shkakton dëme serioze.
Pas ”infektimit”, skedarët e rëndësishëm ose edhe të gjitha sistemet zakonisht enkriptohen ose bllokohen, duke i bërë të pamundur aksesin në to.
Autorët më pas kërkojnë një shpërblim, zakonisht në kriptovaluta si bitcoin dhe premtojnë të heqin bllokimin ose enkriptimin pas pagesës.
Një infeksion me ransomware shkaktoi gjithashtu kohët e fundit ndërprerje kibernetike në disa aeroporte evropiane, duke përfshirë aaeroportin e Berlin Brandenburgut (BER) dhe aeroportin e Londrës ”Heathrow”.
Dëmi i shkaktuar nga sulmet e hakerave është shpesh i gjerë, pasi viktimat shpesh nuk janë në gjendje të rivendosin sistemet e tyre nga kopjet rezervë