Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBE ka shpenzuar gabimisht mbi 5 miliardë euro

BE ka shpenzuar gabimisht mbi 5 miliardë euro

Gjykata Evropiane e Llogarive (ECA)e krijuar për parandalimin e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian raportoi se vitin e kaluar janë shpenzuar më shumë se 5 miliardë euro gabimisht. Gjykata e cila bën auditimin e buxhetit të BE-së, e publikoi raportin rreth shpenzimeve të vitit 2021. Sipas kësaj, janë rritur gabimet në shpenzimet e bëra nga buxheti i BE-së prej 181.5 miliardë euro. Përderisa niveli i përgjithshëm i gabimit në shpenzimet nga buxheti i BE-së ishte 2.7 për qind në vitin 2020, kjo përqindje u rrit në 3 për qind në vitin 2021. Kështu që rreth 5.4 miliardë euro nga shpenzimet e BE-së janë shpenzuar gabimisht vitin e kaluar. Theksohet se gati dy të tretat e shpenzimeve të audituara janë me rrezik të lartë. Shpenzimet e gabuara në fjalë përfaqësojnë shumën e parave që nuk janë përdorur në përputhje me rregullat e BE-së dhe ato kombëtare. Shumica e shpenzimeve në buxhetin e BE-së bëhen nga autoritetet kompetente të 27 shteteve anëtare.http://ata.gov.al/2022/10/13/fokus-eca-be-ka-shpenzuar-gabimisht-mbi-5-miliarde-euro/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ