Vendet e Bashkimit Europian do të japin rreth 88 milionë euro për të mbështetur Autoritetin Palestinez, i cili po nxitet nga evropianët të ndërmarrë reforma, në një kohë kur roli i tij shihet si kyç në kuadrin e planit Trump për rajonin.
Megjithatë, BE-ja e kushtëzon mbështetjen e ardhshme me vazhdimin e reformave, të cilat i cilëson të domosdoshme, që Autoriteti Palestinez të luajë plotësisht rolin e vet në kuadrin e zgjidhjes me dy shtete izraelit dhe palestinez, që Evropa e ka mbrojtur prej vitesh





