BE-ja ndalon TikTok-un për punonjësit e saj

0
5

Komisioni Evropian (KE) ka udhëzuar punonjësit e tij që të heqin aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre privatë dhe të korporatave. Sipas lajmit në ueb sajtin “Politico”, KE-ja e cila funksionon si organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian (BE) ka ndaluar përdorimin e aplikacionit të mediave sociale TikTok për punonjësit e saj për arsye sigurie. Në këtë kontekst, të gjithë punonjësit e KE-së u udhëzuan të hiqnin aplikacionin nga pajisjet e tyre personale ose të korporatave me çdo aplikacion të lidhur me punën të instaluar. Institucionet e tjera të BE-së, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE), pritet të ndërmarrin hapa të ngjashëm në të ardhmen e afërt. TikTok-u, në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë, shkakton shqetësime për sigurinë kombëtare në disa vende. Në SHBA, përdorimi i TikTok-ut është i ndaluar në pajisjet e përdorura për shërbim zyrtar. atsh